Aksion i befasishëm në Tiranë dhe Krujë

Kontrollet e befasishme të Policisë janë intensifikuar në Tiranë dhe në disa zona të Krujës, në kuadër të operacioneve për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë ushtruar kontrolle në akset kryesore dhe në zona të ndryshme, përfshirë Fushë-Krujën, Bubqin dhe Niklën.

Fokusi i kontrolleve ka qenë evidentimi i armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, personave në kërkim, si dhe mjeteve luksoze, të blinduara apo me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin.

Bilanci i kontrolleve:

87 automjete janë kontrolluar dhe verifikuar;
* 118 shtetas janë verifikuar;
* 34 mjete janë konstatuar me xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor dhe ndaj drejtuesve janë vendosur masa administrative;
* 12 automjete dhe 16 shtetas janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme;
* 2 persona janë arrestuar në flagrancë.

Njëri prej të arrestuarve u kap pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Në një tjetër rast, policia sekuestroi një armë të ftohtë, konkretisht një shufër metalike, ndërsa personi që e mbante u arrestua.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033