Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, një viktimë dhe tre të plagosur rëndë.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes së fortë, raportohet për një viktimë, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033