Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’. Një i plagosur, transportohet në spital.

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku i plagosur ka mbetur një person.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti, ka dhe shumë dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje po bën zbardhjen e rrethanave.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033