Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Përrenjas, përplasen dy makina, përfundojnë në spital dy vajza.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan–Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy vajzave.

Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuarat udhëtonin në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Përplasja ka shkaktuar gjithashtu trafik të rënduar në këtë aks rrugor, ndërsa qarkullimi i automjeteve ka qenë i bllokuar për afro 40 minuta, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033