Ilir Meta në SPAK për dy orë: “Kam dhënë sqarime të qarta, por prokurorët nuk iu përgjigjën pyetjeve tona”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku u thirr si person nën hetim dhe u pyet për rreth dy orë në lidhje me akuzat për çështjen e lobimeve.

Meta deklaroi se ishte informuar për thirrjen e tij nga mediat dhe ende nuk ka marrë një njoftim zyrtar.

“Si mësuat për thirrjen në SPAK?”
Meta: “Falënderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Ishte lajm i papritur, por unë isha i gatshëm të shkoja në seancë që në orën 10:00, siç u bë njoftimi nga mediat. Vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.”

“Si e përballuat seancën?”
Meta: “U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetjeje të tyre. Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet e prokurorëve. Kam treguar respekt të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.”

“Cilat ishin sfidat gjatë pyetjeve?”
Meta: “Seanca ishte me pyetje reciproke. Ne iu përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, por ata u shmangën, duke deklaruar ‘moskompetencë’, për pyetjet tona. E para pyetje që parashtrova ishte: çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk? E dyta, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, ish-kryeagjentit të FBI, i dënuar për korruptim nga Kryeministri aktual? E treta, çfarë ndodh me fotografinë e paligjshme të ‘Gruas së Bilalit’ me Presidentin Obama, për të cilën një shqiptaro-amerikan ka bërë burg në SHBA?”

“Çfarë kërkoni nga SPAK?”
Meta: “Shpresoj që SPAK të trajtojë me seriozitet çështjet e ngritura, sidomos ato që lidhen me interesin e lartë publik. Ndërkohë, unë do të vazhdoj të jem i hapur dhe bashkëpunues me drejtësinë për të zbardhur të vërtetën.”

Ndaj Postimin:

Postime të tjera