Digjet një lokal në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Karbunarë. Lokali në anë të rrugës është djegur totalisht pavarësisht se familjarët pasi kanë parë flakët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve. Flakët kanë qenë të menjlhershme për shkak edhe të materialeve plastike e të djegshme dhe Zjarrfikësit e Lushnjes kanë ndërhyrë por gjithçka ishte djegur e shkrumbuar. Sipas të dhënave nga zjarrfikësit 3 Lushnjes shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në momentet e para të zjarrit kanë mbërritur pronarët që e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë dhe vetëm sa kanë qenë spektatorë.
Digjet një lokal në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Karbunarë.