Kryebashkiaku i Tiranes nuk ka pranuar te shkoje ne spitalin “Memorial” te Fierit per operacionin ne kembe, i planifikuar per diten e hene. Burime bejne me dije se Veliaj eshte njoftuar zyrtarisht nga administrata e IEVP Fier per planifikimin e operacionit nga stafi mjekesor i “Memorial”, per diten e hene dhe se duhej te paraqitej atje nje dite me pare. Te dielen ne mengjes, nepermjet personelit te IEVP Fier, Veliaj eshte pyetur se kur mund te jete gati per te shkuar ne mjediset e spitalit por ai eshte pergjigjur se nuk do te shkoje dhe nuk do ta kryeje operacionin.
Me heret nepermjet avokatit te tij Veliaj beri te ditur se deshiron ta kryeje operacionin ne kembe ne nje spital privat dhe jo te “Memorial”.
Procedura qe ndiqet per trajtimet mjekesore te te denuarve ose paraburgosurve lejon trajtimin ne spital privat vetem kur shteterori nuk merr persiper trajtimin. Burime nga spitali “Memorial” thanë se mjeket shqiptare dhe turq i kane komunikuar kryebashkiakut se operacioni per tendinen e demtuar te kembes se tij, eshte nje procedure e zakonshme per te cilen spitali ka edhe stafin edhe pajisjet e duhura.