GODINA E KONGRESIT TË LUSHNJËS, NËN VËMENDJEN E TURISTËVE – VIZITORË EDHE NGA KOSOVA DHE ITALIA.

Godina historike e Kongresit të Lushnjës vijon të tërheqë interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj. Ky institucion, ku ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së shtetformimit shqiptar, mirëpret çdo vit turistë, grupe nxënësish dhe vizitorë që dëshirojnë të njihen nga afër me të kaluarën historike të vendit.

Interesi për këtë monument historik vjen jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga shteti i Kosovës, ku nxënës dhe grupe vizitorësh zgjedhin ta vizitojnë për t’u njohur me historinë e përbashkët kombëtare.

Krahas tyre, muzeu vizitohet edhe nga turistë të huaj, ku një pjesë e konsiderueshme vijnë nga Italia.

Historiani i Muzeut Historik të Lushnjës, Niko Ferra, thekson rëndësinë që kanë këto vizita, veçanërisht ato të nxënësve, në njohjen dhe përcjelljen e trashëgimisë historike te brezat e rinj.

Godina e Kongresit të Lushnjës mbetet kështu një pikë e rëndësishme e turizmit historik dhe kulturor, duke shërbyer jo vetëm si dëshmi e së kaluarës, por edhe si një urë lidhëse mes brezave dhe shqiptarëve brenda e jashtë kufijve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033