PERSONAZH NË FOKUS – BRAJAN BAME, SHKODRANI 11-VJEÇAR QË ËNDRRAT I NDËRTON NË FUSHËN E BLERTË.

Këtë të shtunë, emisioni “Personazhe në Fokus” sjell një histori pasioni, talenti dhe këmbënguljeje. Në qendër të vëmendjes, Brajan Bame, 11-vjeçari i njohur si “Shkodrani”, me origjinë nga Shkodra, por që jeton në qytetin e Lushnjës.

Një djalosh që dashurinë për futbollin e nisi që në moshën 6-vjeçare, në ekipet e moshave të Lushnjës. Sot, ai aktivizohet në ekipin U-13, duke mbajtur rolin e mesfushorit defensiv.

Por shifrat flasin vetë: pesë vite futboll dhe plot 110 gola të shënuar! Një statistikë që dëshmon se pas talentit qëndrojnë pasioni, puna dhe përkushtimi. Golin e parë të karrierës e shënoi në moshën 7-vjeçare, në përballjen ndaj Apolonisë së Fierit, si lojtar i Lushnjës.

Në një rrëfim bardhezi, pa filtra dhe pa doreza, përballë gazetarit Ndriçim Gjoshi, Brajani ndan emocionet, idhujt e tij, Ronaldinhon dhe Zinedine Zidanen, si dhe ëndrrën për të prekur majat e futbollit.

Paralelisht me sportin, ai është edhe nxënës ekselent i klasës së gjashtë në shkollën “Skënder Libohova” në Lushnjë, me rezultate maksimale.

Këtë të shtunë, ora 21:00, në TV Apollon.

Mos humbisni një bisedë ndryshe, ku një 11-vjeçar dëshmon se ëndrrat nuk kanë moshë, por kërkojnë talent, disiplinë dhe zemër të madhe.

Brajan Bame – një emër i vogël sot, por me ëndrra të mëdha për futbollin shqiptar dhe arenën ndërkombëtare nesër..

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033