STUDENTJA E EKSELENCËS ERSI GJOSHI DREJTON SAMITIN NDËRKOMBËTAR TË “STOP KRIMIT”.

Studentja e ekselencës në Fakultetin e Drejtësisë, Ersi Gjoshi, merr një rol të veçantë në një samit ndërkombëtar, duke drejtuar konferencën e organizuar nga Agjencia Investigative Ndërkombëtare “STOP KRIMIT”, në sallën e Tirana International.

Një aktivitet që mblodhi diplomatë, juristë, drejtues dhe ish-drejtues të institucioneve shtetërore, intelektualë dhe përfaqësues të profesioneve të ndryshme nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Në qendër të diskutimeve ishin siguria, shteti i së drejtës, parandalimi i krimit, dhunës, terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Në referimin e saj, Ersi Gjoshi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes agjencisë, institucioneve të drejtësisë, prokurorisë, gjykatave dhe qytetarëve, duke vënë në dukje se zbatimi i ligjit kërkon përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët.

Një model bashkëpunimi që synon të forcojë lidhjet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare në vendet ku agjencia ushtron veprimtarinë e saj, përfshirë Shqipërinë, vende të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përfundim të samitit, drejtori ekzekutiv i agjencisë, Fatmir Sena, vlerësoi angazhimin, referimin dhe drejtimin e aktivitetit nga studentja Gjoshi.

Mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve, asaj iu akordua Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e qytetarëve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional e ndërkombëtar.

Një vlerësim që përcjell edhe një mesazh të rëndësishëm: të rinjtë dhe studentët janë zëri i dijes, përgjegjësisë dhe zbatimit të ligjit në shoqëri.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033