Një shqetësim gjithnjë e më i madh për drejtuesit e automjeteve në qytetin e Lushnjës është zënia e hapësirave publike të parkimit nga automjetet që jepen me qira.
Në shumë rrugë dhe lagje të qytetit, automjete të tilla qëndrojnë të parkuara për ditë të tëra, duke zënë një pjesë të konsiderueshme të vendeve të parkimit që duhet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Drejtuesit e mjeteve ngrenë shqetësimin se, ndërsa ata përballen çdo ditë me vështirësi për të gjetur një vend parkimi, automjetet e kompanive të makinave me qira apo individë mbajnë hapësira publike të zëna 24 orë në 24, shtatë ditë të javës.
Por lind një pyetje: A kanë këto automjete të drejtën të rezervojnë në mënyrë të vazhdueshme hapësirat publike, vetëm sepse janë mjete që jepen me qira.
Kush duhet të kontrollojë këtë situatë. Bashkia Lushnjë, Policia Bashkiake apo Policia e Shtetit.
Parkimi publik është një hapësirë e përbashkët dhe duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, jo të kthehet në një parking privat pa autorizim.
Qytetarët kërkojnë transparencë, kontroll dhe ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Deri atëherë, pyetja mbetet: Kush do të marrë përgjegjësi për këtë problem që po shqetëson drejtuesit e automjeteve në Lushnjë ku cdo mjet ka të drejtën të parkoj në vënde parkimi publik por me rregulla isitucionale .