Aksident në aksin rrugor Lushnje Berat në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Aksident në aksin rrugor Lushnje Berat në afërsi të fshatit Kashtbardhë.
Një automjet në të cilin udhëtonin 4 të rritur dhe një fëmijë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe mos njohjes së rrugës në një kthesë që vazhdon të mbetet pikë e vështirë në këtë aks rrugor. Nga dalja e mjetit nga rruga nuk ka të lënduar pasi sipas konfirmimit të udhëtarëve kishin vënë rripat e sigurimit. Gjithsesi për kontroll në spital ka shkuar fëmija dhe nëna që pas ekzaminimeve nuk kanë pësuar lëndime.
Policia e qarkullimit rrugor dhe policia shkencorë në vendngjarje për dokumentimin e rastit.
Sipas të dhënave paraprake shkak ka qenë mosnjohja e rrugës dhe shpejtësia.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033