Kërkesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pajisjen me karta identiteti të banorëve të komunitetit rom,pak kohë para zgjedhjeve vendore,kryetari i fshatit Baltez Latif Kazanxhiu,i cili është pjesë e këtij komuniteti dhe e njeh nga afër realitetin e tij,e konsideron si praktike per qëllime elektorale.
Ai u shprehe për Tv Apollon se praktika të tilla krijojnë varësi nga pushteti dhe vihen ne sherbim te partive politik.Sipas tij duke e paraqitur pajisjen me dokumente identifikimi si një dhuratë që duhet t’u bëhet qytetarëve rom qe s’kane mundesi ekonomike në prag të zgjedhjeve cenohet dinjiteti dhe përgjegjësia individuale e qytetarëve romë.Ai thekson se tarifa prej 1 200 lekësh të reja për kartën e identitetit nuk duhet të shndërrohet në mjet për krijimin e varësisë politike.
Kryetari i fshatit Baltez,Zoti Kazanxhiu thekson se përgjegjësia e institucioneve zgjedhore nuk duhet të kufizohet vetëm në pajisjen e qytetarëve me dokumente në prag të zgjedhjeve,por mbi të gjitha në rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë dhe fuqinë e votës.Për fshatin Balez ku jetojnë rreth 700 banorë të komunitetit rom Kazanxhiu shprehet se qytetarët duhet të vendosin të lirë dhe pa detyrimin ndaj dhenies falas se karates se identitetit.Mjaft me praktikat që krijojnë varësi politike,është mesazhi i tij,duke kërkuar më shumë ndërgjegjësim, pavarësi dhe respekt për dinjitetin e komunitetit rom.