Çdo qytet ka historinë e tij, ndërsa monumentet dhe skulpturat janë pjesë e rëndësishme e kujtesës historike dhe kulturore, që përcillet brez pas brezi.
Edhe qyteti i Lushnjës ruan në hapësirat e tij publike një sërë monumentesh të derdhura në bronz, të cilat përmes artit dhe simbolikës tregojnë ngjarje, figura dhe momente të rëndësishme të historisë së tij.
Nga monumenti “Toka Jonë”, realizuar nga skulptori Perikli Çuli në vitin 1985, te monumenti i Bullicës dhe memoriali në Varrezat e Dëshmorëve, këto vepra përfaqësojnë pjesë të identitetit të qytetit.
Pjesë e kësaj trashëgimie janë edhe monumentet kushtuar Loni Dhamos,e Sulejman Delvinës e derdhur nga Maksim Bushit, si dhe skulptura e Zana Varvaricës, që paraqet “vajzat kolovirse”.
Një tjetër vepër që i është shtuar hapësirës monumentale të Lushnjës është edhe busti i Vaçe Zelës, realizuar nga skulptori Arben Bajo në vitin 2020.
Për të njohur më nga afër historinë dhe simbolikën që mbartin këto monumente, iu drejtuam përgjegjësit e historianit të muzeut lushnje Niko Ferra.
Monumentet e bronzit nuk janë thjesht vepra arti që hijeshojnë qytetin. Ato janë dëshmi të historisë, kujtesës dhe identitetit të Lushnjës, një trashëgimi që vazhdon të flasë edhe për brezat që vijnë.