Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Raportohet se një prej personave të përfshirë në sherr ka pasur edhe një mjet prerës (thikë).

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Gjatë ndërhyrjes, njëri prej personave është larguar me vrap, duke detyruar efektivët të qëllojnë me armë zjarri në ajër për ta ndaluar.

Pavarësisht të shtënave, personi ka vijuar largimin, por është kapur nga policia disa metra më tutje.

Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033