Nderhyrja per rikonstruksionin e segmentit rrugor Fier–Ballsh qe përfaqëson një investim të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të qarkullimit në këtë aks ka krijuar probleme për rrugët dytësore që lidhen me rrugen kryesore te rikonstruktuara.
Banoret jane shprehur per Tv “Apollon”,se ndërtimi i trotuareve përgjatë rrugës së re ka sjellë ndryshime në konfigurimin e hyrjeve të rrugëve ekzistuese, duke ngushtuar ndjeshëm gjerësinë e tyre dhe duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.Ata kane theksuar se punimet për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor kanë ndikuar në aksesin drejt rrugëve dytësore dhe atyre të brendshme të lagjes,duke krijuar kryesisht vështirësi në lëvizjen e përditshme të banorëve dhe mjeteve të transportit.Banorët ngrenë shqetësimin se ndërhyrja në aksin kryesor duhet të shoqërohet edhe me sistemimin e hyrjeve te rrugeve lidhëse dhe rikthimin atyre në funksion te infrastrukturës rrugore të brendshme.
Problematika kërkon nderhyrjen e institucioneve përgjegjëse pasi per ankesat e banoreve per kete problem, sipas njerit prej tyre,kompania nuk ka reaguar per rregullimin dhe sistemimin e hyrjeve te rrugeve dytësore të kësaj lagjeje në mënyrë që përfitimet nga investimi kryesor të mos shoqërohen me vështirësi të reja për komunitetin.
RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS FIER–BALLSH,KA KRIJUAR PROBLEME ME HYRJET E RRUGEVE DYTËSORE NË LAGJEN MUSTAFA MATOHITI NEOFIÇINEN E VJETER.