Adriatik Lapaj në intervistën “Në Apollon me Çimin”

Nga bulevardi i qytetit të Lushnjës, Adriatik Lapaj foli për situatën politike në vend, ligjin zgjedhor, dhunën ndaj qytetarëve dhe studentëve, si dhe sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

Gjatë intervistës, Lapaj iu përgjigj edhe thashethemeve se lëvizja e tij është pjesë e lojës së politikës së vjetër. Ai i cilësoi këto pretendime si përpjekje të politikës së vjetër për të goditur alternativat e reja, duke theksuar se lëvizja “Shqipëria Bëhet” është një lëvizje e qytetarëve dhe të rinjve, që synon ndryshimin e realitetit politik në vend.

Deklaratat u bënë gjatë intervistës me gazetarin Ndriçim Gjoshi, në “Në Apollon me Çimin”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033