E drejta për tubim dhe protestë është një nga të drejtat themelore të garantuara nga Kushtetuta, duke përbërë një element të rëndësishëm të funksionimit të demokracisë. Por, ushtrimi i kësaj të drejte shoqërohet edhe me detyrime ligjore, ndërsa respektimi i rendit publik dhe i të drejtave të qytetarëve të tjerë mbetet një çështje me rëndësi të veçantë.
Në një periudhë kur protestat në Shqipëri kanë qenë në qendër të debatit publik, diskutimet janë përqendruar edhe te ndryshimet ligjore që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e tyre.
Për të kuptuar se çfarë parashikon legjislacioni shqiptar, cilat janë ndryshimet e miratuara dhe cilat propozime janë ende në diskutim, si dhe ku qëndron kufiri ndërmjet lirisë së protestës dhe përgjegjësisë ligjore, në këtë intervistë kemi të ftuar avokatin Ervis Hajdarmataj.
INTERVISTA E DITËS.Tema: Tubimet dhe protestat në Shqipëri, e drejta kushtetuese dhe kufijtë ligjorë.I ftuar Av.Elvis Hajdarmataj.