Fshati Pajovë në Peqin po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë të rrezikshme për jetën e banorëve. Aksi kombëtar Elbasan–Peqin është kthyer në një burim të vazhdueshëm aksidentesh, ku shpejtësia e lartë e automjeteve kërcënon çdo ditë këmbësorët, fëmijët dhe familjet që jetojnë përgjatë rrugës.
Sipas banorve shprehen jashtë kamere se ,as kufizuesit e shpejtësisë pranë shkollës nuk kanë arritur ta bëjnë këtë segment të sigurt. Automjetet vijojnë të lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara, duke e kthyer kalimin e rrugës në një rrezik të përditshëm.
Dhimbja e banorëve është shtuar pas tragjedive të përsëritura. Një prej ngjarjeve më të rënda ishte humbja e jetës së një fëmije 10-vjeçar, i cili u përplas teksa ndodhej në trotuar. Ngjarje që kanë nxitur edhe protesta të vazhdueshme të komunitetit.
Ndërkohë, në tetor të vitit 2026, një tjetër aksident tragjik në segmentin Pajovë–Bishqem i mori jetën një 70-vjeçareje, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur.
Për banorët, nuk mjaftojnë më ndërhyrjet e përkohshme dhe premtimet. Ata kërkojnë një zgjidhje përfundimtare: devijimin e Korridorit VIII jashtë zonave të banuara.
Sepse asnjë projekt infrastrukturor nuk mund të quhet zhvillim, nëse përditë rrezikon jetën e njerëzve. Pajova kërkon siguri, përpara se të regjistrohet tragjedia e radhës!