AKSIDENT I RËNDË NË BYPASSIN E FIERIT, AUDI PËRPLASET ME BARRIERAT DHE PËRMBYSET, DY TË PLAGOSUR

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në bypass-in e Fierit, pranë mbikalimit të fshatit Baltëz.
Një automjet tip “Audi”, për shkaqe që ende nuk dihen, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në autostradë.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet më e rënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe një mjet zjarrfikës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033