Zyrtari i lartë i bashkisë së Fierit i presion fqinjit me policinë bashkiake. Kërkon të zhvendosë kufirin mes pronave/ Qytetari: Ai me ka marre mua toke jo une atij

Kudret Mustafaraj, banor i fshatit Portëz është përballur disa herë me policinë bashkiake pas pretendimeve të fqinjit të tij për kufirin ndarës mes pronave.

Pretenduesi që rezulton babai i një zyrtarit ë lartë në bashkinë e Fierit ka angazhuar policinë bashkiake madje edhe ate të rendit për ta bindur fqinjin të zhvendosë murin rrethues të pronës së tik.

Kundret Mustafaraj tregon çertifikatën e pronësisë së tokës nga e cila fqinji që ka ndërtuar një objekt biznesi, pretendon të shyjë kufirin me katër metra në brendësi të sipërfaqjes së tokës së Kundret Mustafaraj.

Shkak për pretendimin e fqinjit të tij sipas z Mustafaraj është bërë mungesa e kanalizimeve të ujërave në ndërtesën dy katëshe.

Mustafaraj e akuzon fqinjin se po përdor pushtetin dhe influencën që ka i biri në bashki dhe polici, për të përfituar në mënyrë të padrejtë sipërfaqje nga toka që Mustafaraj e ka me çerrifikatë pronësie.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033