Këpucaria artizanale,një zanat i trashëguar ndër breza,po përballet gjithnjë e më shumë me vështirësi,përballë zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimit të preferencave të të rinjve.Keshtu eshte shprehur ,Ardian Ruko,këpucar nga fshati Strum i bashkisë Roskovec,i cili po e ushtron këtë profesion prej shumë vitesh,qe nga periudha e sistemit te kaluar duke ruajtur traditën e punimit të këpucëve me dorë,sipas masave dhe kërkesave të klientëve.Por sipas tij zhvillimi i teknologjisë dhe përhapja e produkteve të prodhuara në mënyrë industriale po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbijetesën e këtij zanati.
Gjatë një vizite në punishten e tij,kryetarja e bashkisë Roskovec,Majlinda Bufi,u njoh nga afër me punën e artizanit dhe sfidat me të cilat përballet ky profesion tradicional i kepucarit.
Gjatë takimit,kryetarja e bashkisë Roskovec vlerësoi punën dhe përkushtimin e artizanit Ruko,ndërsa diskutoi me të edhe për mundësitë e mbështetjes së këtij aktiviteti përmes programeve shtetërore për artizanatin.
Një tjetër shqetësim për Ardian Rukon është mungesa e interesimit të të rinjve për të mësuar këtë profesion.Edhe pse zanatet tradicionale janë përcjellë brez pas brezi,ai shprehet se vazhdimësia e këpucarisë artizanale mbetet e pasigurt.Ai ka thene gjithashtu se djemtë e tij nuk kanë zgjedhur të ndjekin të njëjtën rrugë,pasi e konsiderojnë këpucarinë një profesion të së kaluarës.
KËPUCARIA ARTIZANALE,NJË ZANAT NË RREZIKUN E HARRESËS.