LUSHNJA VISHET KUQ E ZI PËR DITËN E ÇLIRIMIT.

Lushnja është veshur kuqezi në prag të përvjetorit të Çlirimit të qytetit. Prej disa ditësh, flamujt kombëtarë kanë zbukuruar rrugët dhe hapësirat publike, duke i dhënë qytetit një pamje festive dhe duke rikthyer në vëmendje një nga ngjarjet e rëndësishme të historisë së tij.

Me nismën e Bashkisë Lushnjë dhe nëpërmjet punës së Drejtorisë së Pasurisë Publike, qyteti është zbukuruar me ngjyrat e flamurit kombëtar, në nderim të 18 -Tetorit, ditës kur Lushnja kujton Çlirimin, 82 vite më parë.

Këto ngjyra nuk janë vetëm një dekor për qytetin, por edhe një simbol kujtese për luftën, sakrificat dhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë, shumë prej tyre në moshë të re.

Në këtë përvjetor, Lushnja përgatitet të nderojë historinë dhe të gjithë ata që u bënë pjesë e saj, me aktivitete përkujtimore ku pritet të marrin pjesa drejtuese e institucioneve kryesore tĕ qytetit , organizata dhe shoqata të ndryshme.

Një ditë që sjell në vëmendje jo vetëm të kaluarën, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe përcjellë historinë te brezat e rinj.

Lushnja kuqezi, në pritje të Ditës së Çlirimit, kujton me respekt sakrificat e së kaluarës dhe nderon dëshmorët që i dhanë qytetit lirinë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033