ShoqĕriaUjësjellës-Kanalizime Lushnjë, dëgjesë publike për tarifat e shërbimit.

Në sallën e Muzeut të qytetit të Lushnjës, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë zhvilloi një dëgjesë publike me qytetarët, ku në fokus ishte niveli i ri i tarifave për shërbimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Takimi u zhvillua pas njoftimit të bërë nga shoqëria në rrjetet sociale, me qëllim informimin, komunikimin dhe diskutimin me qytetarët për ndryshimet e propozuara.

Në këtë dëgjesë morën pjesë drejtori i shoqërisë, Klajdi Shkurti, inxhinieri Fred Gjermeni, përfaqësues të institucioneve, kryetari i Këshillit Bashkiak Lushnjë, Erjet Dhima, si dhe përfaqësuesi i këshilltarëve të opozitës, Klement Çela.

Gjatë diskutimeve, qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve ngritën shqetësime për cilësinë e ujit që mbërrin në rubinetat e banesave, investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe arsyet që kanë çuar shoqërinë të propozojë rritjen e çmimit për metër kub ujë.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Erjet Dhima, kërkoi sqarime mbi argumentet që mbështesin rritjen e tarifave.

Më pas, qëndrimin e tij e paraqiti edhe përfaqësuesi i këshilltarëve të opozitës, Klement Çela, i cili ngriti pikëpyetje mbi propozimin për ndryshimin e çmimit të shërbimit.

Gjatë dëgjesës u diskutuan edhe problematika të tjera që lidhen me funksionimin e shoqërisë, ndërsa specialistë, inxhinierë dhe ish-punonjës paraqitën qëndrime të ndryshme dhe sugjerime për zgjidhjen e tyre.

Takimi u shoqërua me diskutime, por pa një përfundim konkret mbi çështjet e ngritura. Dëgjesa riktheu në vëmendje rëndësinë e transparencës dhe të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjet që lidhen drejtpërdrejt me cilësinë dhe koston e shërbimeve publike.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033