Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi por për familjen Banaj në Patos, vendimi për parashkrimin e dënimit ndaj Sokol Hoxhës, është një vrasje tjetër.
Për 29 vjet, pritën që autori I vrasjes së dy djemve, Ilirjan dhe Hektor, të vuante dënimin si një menyrë për të shuar dhimbjen por qetësia e tyre zgjati vetëm disa muaj. Kërkesa e autorit për shuarjen e dënimit me që kanë kaluar afatet e parashkrimit, u pranua nga gjykata dhe megjithëse 51 vjeçari nuk u lirua, parashkrimi I dënimit, për motrën e dy vëllezërve të vrarë, është I njëjtë shpalljen e pafajësisë.
Me lot në sy, nëna e dy djemve rikujton momentet e tmerrit kur mori lajmin për vrasjen e tyre. Njëri prej djemve ishte i martuar dhe la pas një fëmijë vetëm 20 muajsh, ndërsa tjetri sapo kishte mbushur 21 vjeç.
Vendimi I gjyqtares Aurora Tusha për parashkrimin e dënimit penal të Sokol Hoxhës për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997, erdhi pas kërkesës së prokurores Malbora Dinaj.
Por nëse çështja në nivel jurispudence shoqërohet me debatin që lidhet me parimet e së drejtës penale dhe praktikës gjyqësore, për banorët e Patosit dhe familjarët e viktimave, ky ishte thjesht një vendim I papranueshëm
Sokol Hoxha, 51 vjeç, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 6 gusht, pas arrestimit në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”.
Në një njoftim zyrtar burgu i Fierit, sqaroi se vendimi për shuarjen e dënimit në Shqipëri nuk do të thotë se Hoxha do të lirohet, pasi në datë 08 tetor gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për llogari të drejtësiaë belge, ku pak kohë pas vrasjes në Patos, Hoxha vrau një vajzë nga elbasani në Bruksel. Ai u dënua edhe atje në mungesë me burgim të përjetshëm.