Ndriçimi publik me panele diellore në njësitë administrative të Fierit.

Përmirësimi i ndriçimit publik dhe rritja e sigurisë së lëvizjes në zonat periferike vijojnë të jenë në fokus të punës së Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashkinë Fier.
Ekipet e kësaj ndërmarrjeje kanë vijuar ndërhyrjet në terren për vendosjen e ndriçuesve me panele diellore,vendosjen e baterive te reja ndricueseve dhe nuk funksionojnë dhe rregullimin e tyre duke synuar përmirësimin e ndriçimit në rrugët e fshatrave dhe në zona të tjera të njësive administrative.
Krahas vendosjes së ndriçuesve të rinj, vëmendje i është kushtuar edhe pajisjeve të instaluara më parë,të cilat nuk funksiononin. Për rikthimin e tyre në punë,perveç zëvendësimit te baterive janë kryer edhe shërbimet e nevojshme teknike ka thene drejtuesi i punimeve.Sipas tij ndërhyrjet kanë nisur në njësinë administrative Cakran,ndërsa puna për përmirësimin e ndriçimit publik pritet të vijojë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Fier.

Vendosja dhe mirëmbajtja e ndriçuesve me energji diellore synon të përmirësojë kushtet e lëvizjes,veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, si dhe të rrisë sigurinë për banorët e zonave periferike ka thene i njejtit burim.Gjitashtu ai ka thene se për banorët e fshatrave,ndriçimi publik është një element i rëndësishëm i infrastrukturës,që ndikon në lehtesimin e lëvizjeve te përditshme dhe në sigurinë e komunitetit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033