Shqipëria dhe Greqia synojnë të thellojnë bashkëpunimin në siguri, ekonomi dhe projekte të përbashkëta, me fokus përfitimet konkrete për qytetarët e të dy vendeve.
Në kuadër të Strategic Balkan Cooperation Forum, ministri i Brendshëm Ervin Demo sĕbashku me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, u takuan me zëvendësministrin e Brendshëm të Greqisë, Konstantinos Gioulekas, si dhe ambasadoren greke në Shqipëri, Elina Komini.
Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i partneritetit dypalësh, duke u mbështetur te lidhjet historike dhe njerëzore mes dy vendeve.
Ekonomia, bashkëpunimi mes bashkive dhe lidhjet ndërmjet universiteteve u evidentuan si fusha me potencial për zhvillim të mëtejshëm. Një rëndësi të veçantë iu kushtua edhe projekteve ndërkufitare, që synojnë nxitjen e turizmit, zhvillimin e ekonomive lokale dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të shërbimeve zjarrfikëse për përballimin e emergjencave.
Në fokus mbetet gjithashtu bashkëpunimi për menaxhimin e kufijve, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit, si dhe forcimin e mbrojtjes civile, në përputhje me standardet evropiane.
Mbështetja e Greqisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian u vlerësua si një element me rëndësi të veçantë.
Synimi, më shumë projekte të përbashkëta, institucione më të afta dhe rezultate konkrete për komunitetet në të dyja anët e kufirit.