Ne zemer te Fierit,
vetëm rreth 100 metra nga qendra e qytetit,në pedonalen kryesore, pranë kryqëzimit të ish-Bar”Rinisë”,pastiçeri “PADAAM”ka hapur dyert për klientët,duke sjellë një tjetër sipërmarrje në tregun vendas dhe një hapësirë të re për të gjithë ata që vlerësojnë shijen, cilësinë dhe kënaqësinë që përcjellin ëmbëlsirat.
Inaugurimi i kësaj pastiçerie u shoqërua me praninë e investitoreve, miqve dhe të ftuarve, të cilët ndanë emocionet e këtij fillimi të ri.Kjo eshte një sipërmarrje që vjen me ambicien për të fituar besimin e klientëve dhe për të krijuar identitetin e saj në një treg ku cilësia, shërbimi dhe risia janë elemente të rëndësishme
shprehet investitorja.
Sipas saj pas çdo sipërmarrjeje të re qëndron një ide,një dëshirë për të krijuar dhe një besim,se puna e përkushtuar mund të bëjë diferencën.Dhe për “PADAAM” sfida nis pikërisht me hapjen e dyerve per të ofruar produkte që tërheqin vëmendjen që në pamjen e parë,të kënaqin me shijen dhe t’i rikthejnë klientët përmes përvojës që përjetojnë.
Nga ëmbëlsirat që zbukurojnë tryezat te ato që shoqërojnë një kafe mes miqsh apo një moment të bukur familjar kjo pastiçeri do të jetë pjesë e përditshmërisë dhe e festave te qytetarëve shprehen klientët.Sipas tyre ëmbelsirat me aromë te këndshme,dhe shije te veçante tashmë kane një adresë të re,
pastiçerine”PADAAM”.
Gjithashtu hapja e bizneseve të reja është një element i rëndësishëm i gjallërisë ekonomike të qytetit por,edhe i krijimit te vendeve të reja të punës kane thene ata.
Drejtuesit e biznesit thane se me hapjen e dyerve të “PADAAM”,nis një rrugëtim që do të marrë formë përmes punës së përditshme, marrëdhënies me klientët dhe përkushtimit për të përmbushur pritshmëritë e tyre,sepse në një treg ku zgjedhjet janë të shumta, besimi i klientit fitohet çdo ditë.
“PADAAM”,pastiçeria e re që sjell shije, elegancë dhe një përvojë të re për fierakët.