Subjektet e biznesit të vogël në Fier po përballen me vështirësi në aktivitetin e tyre,ndërsa rënia e xhiros dhe dobësimi i fuqisë blerëse po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhurat.
Tregtarët shprehen se muajt e fundit aktiviteti i tyre është ngadalësuar ndjeshëm.Sipas tyre, konsumatorët po tregohen më të kujdesshëm në shpenzime, duke u fokusuar kryesisht tek produktet dhe shërbimet e domosdoshme.
Punojnë më shumë për të mbijetuar, shprehen disa prej tregtarëve,ndërsa theksojnë se edhe norma e fitimit është ulur ndjeshëm.Rritja e kostove të aktivitetit,krahas rënies së fuqisë blerëse per shkak t’a pafuqise ekonomike dhe largimeve nga vendi e ka bërë më të vështirë ruajtjen e të njëjtit nivel të qarkullimit te lekut.
Për bizneset e vogla, veçanërisht ato që mbështeten tek shitjet e përditshme, çdo rënie e xhiros përkthehet drejtpërdrejt në më pak të ardhura dhe vështirësi për përballimin e shpenzimeve.
.
Tregtarët kërkojnë më shumë mbështetje dhe politika nga qeveria dhe pushteti lokal që të ndihmojnë biznesin e vogël per te përballuar kostot dhe të vijuar aktivitetin.
Në një treg ku fuqia blerëse mbetet një nga faktorët kryesorë të ecurisë së biznesit,sfida për subjektet e vogla nuk është vetëm rritja e fitimit,por edhe ruajtja e aktivitetit dhe sigurimi i vazhdimësisë.
BIZNESI I VOGËL NE FIER,BETEJË PËR MBIJETESË.