Një aksident rrugor ka ndodhur në Unazën e qytetit të Fierit.


Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit.
I plagosuri është transportuar në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033