Banorët e fshatit Kreshpan, në Njësinë Administrative Cakran të Bashkisë Fier,kane denoncuar ne Tv Apollon vështirësitë me të cilat përballen në jetën e përditshme.Sipas tyre mungesën e prezencës së pushtetit lokal në zgjidhjen e problematikave të komunitetit ka qene e dukshme.
Në krye të shqetësimeve mbetet mungesa e ujit të pijshëm, një nevojë bazë për çdo familje, ndërsa problematikë tjetër janë edhe rrugët e brendshme të fshatit, të cilat, sipas banorëve, kërkojnë ndërhyrje dhe mirëmbajtje.
Ata shprehen se kanë vështirësi të gjejnë një derë ku të adresojnë dhe të ndjekin problemet e tyre. Sipas banorëve, administratori i njësisë Cakran është në dijeni të situatës, por angazhimi konkret i tij për zgjidhjen e problematikave, ka munguar.Ndersa komunikimi me Bashkinë Fier nuk është ai që presin për çështjet që lidhen me shërbimet bazë jane shprehur ata.
Kreshpani i harruar dhe braktisur me një administrator që, sipas banorëve, mungon në përballjen me problematikat dhe një pushtet vendor që i ka mbajtur larg shërbimeve dhe nevojave të komunitetit,kërkon më shumë vëmendje dhe prezencë institucionale. Kreshpani eshte një fshat ku konuniteti përballet prej vitesh me mungesën e ujit të pijshëm dhe problematikat e infrastrukturës Pani ofruar zgjidhje edhe pse paguajne taksat lokale kane thene banoret.
KRESHPAN, BANORËT: UJI I PIJSHËM DHE RRUGËT, PROBLEMET QË S’KANE ZGJIDHJE NE VITE.