Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në aksin Korçë-Qafë Plloçë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në aksin Korçë-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, sipas të dhënave paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar për në spitalin e Pogradecit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Nga bluzat e bardha bëhet me dije se tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033