Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni /SPAK kontrolle te Ilir Proda

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, e emëruar në 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda, si edhe në zonën e Shkozetit në Durrës. 

Janë pamjet dhe materialet që SPAK ka sekuestruar në zyrën e Ergys Agasit, i arrestuar për dosjen e AKSHI-t, që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme deri te drejtuesja e inteligjencës shqiptare, ku tashmë dosja është ndarë në një fraksion të ri.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë për Hysenin deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi sipas burime, drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Mësohet se janë lëshuar masa sigurie edhe për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në detyrë në Tiranë dhe tjetri në qytetin bregdetar të Durrësit, aty ku u arrestua edhe Ergys Agasi. Për të dy ekspertët e kriminalistikës mësohet se është ekzekutuar masa e sigurisë

Përveç Ilir Prodës, po kontrollohen edhe persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të Policisë dhe SHISH-it. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura.

Agasi u arrestua disa javë më parë për dosjen lidhur me abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati. 

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033