Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar sot kontrolle të befasishme në banesat dhe zyrat e disa zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Mes ish-zyrtarëve ndaj të cilëve është ushtruar kontroll ka qenë dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Ky i fundit u paraqit sot në SPAK, në kuadër edhe sipas procedurave që përcakton ligji.
GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa caktoi ‘arrest me burg’ për disa efektivë policie.