Një plagosje me thikë mes dy kushërinjëve, është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne

Një plagosje me thikë mes dy kushërinjëve, është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës9:00, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Proptisht të Mokrës.
Sipas policisë, 51 -vjecari me iniciale B.Ç. ka goditur me thikë kushëririn e tij me iniciale M.Ç. 48 vjeç në shpatull, I cili më pas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu pas njoftimit të konfliktit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vijuar kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i kontrolleve, autori 51 -vjecar është kapur në fshatin Proptisht, dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ka vijuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033