Pas dekadash pritjeje dhe kërkesash të vazhdueshme, banorët e lagjes Sheq i Madh në Fier po shohin më në fund ndryshimin e shumëpritur në infrastrukturën rrugore.
Për vite me radhë, rruga “Ramadan Xheka” ka qenë një prej shqetësimeve kryesore për banorët e zonës. Në ditët e dimrit, reshjet e kthenin rrugën në një terren të vështirë për t’u përshkuar, me baltë, gropa dhe ujë, ndërsa gjatë verës pluhuri dhe dëmtimi i sipërfaqes e bënin lëvizjen po aq problematike.
Me ndërhyrjen e Bashkisë Fier, në rrugën “Ramadan Xheka” vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës, duke i dhënë zonës një tjetër pamje dhe mbi të gjitha duke përmirësuar kushtet e lëvizjes për banorët, këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.
Ky investim synon të përmirësojë aksesin dhe sigurinë në qarkullim, duke i dhënë fund një problematike të mbartur prej vitesh.
Për banorët e Sheqit të Madh, asfaltimi i rrugës nuk është thjesht një ndërhyrje infrastrukturore, por një ndryshim i rëndësishëm në jetën e përditshme.
Rruga “Ramadan Xheka” është një tjetër shembull i ndërhyrjeve që po kryhen në lagjet e Fierit, me synimin për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hapësirave publike.
Pas një pritjeje të gjatë, banorët e Sheqit të Madh po e shohin tashmë rrugën e tyre të ndryshojë, duke kaluar nga balta dhe gropat, në një aks të asfaltuar dhe më të aksesueshëm.