Haga denon Kadri Veselin me 18 vite burg!

Kadri Veseli ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dënohet me 18 vite burg.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues ka paraqitur edhe vlerësimet e tij lidhur me pozitën dhe rolin e Veselit.

Sipas konstatimeve të trupit gjykues, Veseli kishte keqpërdorur pushtetin dhe pozitën që kishte, duke e përdorur atë, sipas gjykatës, për qëllime kriminale.

Sipas gjykatës, Veseli ka treguar sjellje të mirë gjatë gjithë procesit, me përjashtim të një rasti të veçantë. Gjykata ka marrë parasysh gjithashtu faktin se ai iu dorëzua vullnetarisht Dhomave të Specializuara.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033