Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033