Nesër trazira në Kosovë? Franca paralajmëron shtetasit: Shmangni daljet në rrugë

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Franca i paralajmëroi shtetasit e saj në Kosovë të bëjnë kujdes në 16 shtator.
Ministria e jashtme franceze kujtoi se të mërkurën janë planifikuar tubime të mëdha, e për këtë arsye, ka rekomanduar t`i qëndrojnë larg rrugëve.

“Në të gjitha qytetet e Kosovës janë planifikuar mitigjine masive me karakter politik. Shtetasve francezë u rekomandohet të qëndrojnë larg këtyre protestave dhe të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme në qytete dhe në të gjithë vendin, deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë, edhe ambasada e SHBA-së hodhi një hap të ngjashëm, duke paralajmëruar qytetarët amerikane për demonstratat që mund të sjellin mund të sjellin grumbullime të shumta, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze të qarkullimit.
Të mërkurën, më shumë se dy vjet që nga fillimi i procesit gjyqësor dhe afro gjashtë vjet nga mbajtja në paraburgim e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Gjykata Speciale me seli në Hagë, shpall aktgjykimin ndaj tyre.
Nga Prokuroria ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë të vitit 1998/99.
Dhomat e Specializuara tashmë kanë njoftuar se seanca gjyqësore, ku trupi gjykues do ta shpallë aktgjykimin përfundimtar, nis në orën 10:00 dhe transmetimi i saj do të jetë i drejtpërdrejtë për publikun.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033