Sekretaret gjyqësore dhe administrata bojkotojnë seancat në gjykatën e Fierit dhe Lushnjes. Qytetarët në pritje prej orësh

Gjykata e Juridiksionit të Pergjitshëm Fier dhe ajo Administrative në Lushnje ndaluan punën këtë të mërkurë. Shkak është bërë bojkoti për pagat, jo nga gjyqtarët por nga administrata gjyqësore që janë sekretaret e gjyqtarëve, kancelarët dhe zyrtarë të tjerë gjyqësore. Asnjë gjyq nuk do të zhvillohet përveç seancave me karakter urgjent që janë masat e sigurisë dhe urdhrat e mbrojtjes. Gjykata e Fierit pezulloi punën pa dhënë asnjë informacion zyrtar për publikun dhe palët e përfshira në proçese gjyqësore. Kjo ka shkaktuar konfuzion te qytetarët që presin zhvillimin e seancave civile, teksa edhe seancat me karakter urgjent janë me vonesë

Nuk ka një afat për kohëzgjatjen e bojkotit. Mesatarisht në Gjykatën e Fierit zhvillohen 80-90 seanca gjyqësore në dite

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033