Kompensimi i fermerëve përmes autofaturave i kalon 10 milionë euro

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vijon proçesi i kompensimit të fermerëve përmes autofaturës.

Gjatë periudhës 1 korrik – 31 gusht 2026, janë dorëzuar online 4,104 aplikime për kompensim, nga të cilat 2,906 janë miratuar, ndërsa 1,016 janë në proçes shqyrtimi.

Shuma totale e kompensimit prej 10% arrin në 10 milionë euro. Tatimet kujtojnë fermerët se mund të aplikojnë online përmes e-Filing, për të përfituar kompensimin që u takon.

Aplikimet për kompensimin e TVSH-së nisën më 1 Korrik 2026. Aplikimet kryhen përmes sistemit e-Filing, për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT.

Pas hyrjes në e-Filing fermerët duhet të plotësojnë te rubrika “Detajet e bankës” të dhënat e llogarisë bankare me numrin IBAN.

Pas plotësimit të kërkesës, në sistem fermerit do t’i shfaqen autofaturat e periudhës janar-qershor, të cilat duhet të identifikohen nga fermeri.

Pas identifikimit të autofaturave, sistemi do të llogarisë automatikisht vetë shumën totale të autofaturave dhe shumën e përfitimit të kompensimit 10%. Po ashtu, sistemi kontrollon afatin, faturat dhe llogarinë para se ta pranojë.

Qëllimi i kësaj skeme është të rimbursojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për inputet bujqësore, si plehrat kimike, farat dhe fidanët, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur formalizimin e transaksioneve në sektor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033