Ndotja në deltën e Semanit e ka shnderruar zonën në një bombë ekologjike që po depërton në thellësi të tokës ranore. Mbetjet e depozituara gjatë dekadave të fundit, kryesisht plastike, kanë krijuar shtresëzime në tokën ranore të deltës së lumit, në mungesë të një ndërhyrjeje për patstrim themelor. Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe IKMT sqaruan se mbetjet nuk janë të kohëve të fundit por të depozituara gjatë disa dekadave. Kjo nuk lejon marrjen e masave apo gjobave por nga ana tjetër, në rast të ndotjes flagrante masat do të shtrihen deri te bashkitë si përgjegjëse për situatën.
Nderkohë, në bashkinë e Fierit ne territorin e së cilës ndodhet grykëderdhja e Semanit, po punohet për një projekt pastrimi që parashikon gërmimin dhe largimin e mbetjeve prej tokës perreth. Sipërfaqja e ndotur llogaritet në dhjetëra ha duke përfshirë jo vetëm pjesën në breg të detit por edhe zonën ligatinore ku tonelata me plastikë kanë depëetuar. Në këtë të fundit ndotja ndikon edhe në jetën e egër, florën dhe faunën. Lumi Seman përshkon territorin e tre bashkive në Fier ku përgjatë 30 viteve të fundit janë hedhur nga subjekte private dhe qytetarët mijëra ton mbetje. Nëpërmjet rrjedhës së lumit ato përdundojnë dhe shpërndahen në bregdetin e Semanit