Në ambientet e Bashkisë Roskovec u zhvillua një takim pune për vlerësimin e ecurisë së projektit të qeverisjes së mirë, të realizuar përmes bashkëfinancimit me Qendrën Ndërkombëtare Suedeze për Demokraci Lokale (ICLD).

Në fokus të takimit ishte monitorimi i punimeve të realizuara deri më tani, evidentimi i ndërhyrjeve të mbetura dhe koordinimi i hapave të mëtejshëm për përfundimin e investimit.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, vlerësoi ecurinë e projektit dhe punën e realizuar deri në këtë fazë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përmbushjen e objektivave të përcaktuara.
Nga monitorimi në terren u konstatua se punimet kanë shënuar progres të konsiderueshëm. Deri më tani kanë përfunduar shtresa e betonit, muri mbrojtës dhe ndërhyrjet në pjesën e trotuarit, ndërsa puna do të vijojë me komponentët e tjerë të parashikuar në projekt.
Sipas grafikut të përcaktuar, punimet e mbetura pritet të përmbyllen brenda periudhës së parashikuar, duke respektuar kërkesat e projektit dhe standardet teknike.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033