Numri i lartë i rregjistrimeve të reja që deri në fund të gushtit arriti në 635, pritet të përballohet me hapjen e të paktën dy institicioneve të reja edukativo-mësimore. Të dhënat nga Qëndra Ekonomike e Arsimit në Fier flasin për një rritje të vazhsueshme të interesit të prindërve për kopshtet dhe çerdhet publike dhe, jo rastësisht. Sipas drejtoreshës Silvana Laze, rritja e besimit te institucionet paraarsimore bazohet në përmirësimin e kushteve infrastrukturës por edhe te shërbimi cilësor që ofrohet nga stafet e kopshteve dhe çerdheve
Rregjiatrimet vazhdojnë dhe deri në fund të shtatorit parashikohet që numri i fëmijëve që do tw frekuentojnë rishtazi institicionet paraarsimore të arrijë në 800 duke çuar numrin e përgjithshëm në mbi 2000 vogëlushë.
Viti edukativ 2026-2027 ndërkohë nis pas një fushate reataurimi, pastrimi dhe investimesh në të gjitha godinat dhe mjesiset e sistemit parashkollor
Në bashkinë e Fierit funksionojnë aktualisjt 74 mjedise si çerdhe e kopshte por rritja e kërkesave për rregjistrim pritet të shoqërohet edhe me hapjen e dy institicioneve të reja gjatë ketij viti