Situata e zjarreve në vend, riaktivizime dhe ndërhyrje nga ajri

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.

Situata më problematike vijon në Malin e Dajtit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim të zjarrit. Operacioni vijon me 15 zjarrfikës, 9 forca të Zonave të Mbrojtura dhe 20 efektivë të FA.

Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë.

Ndërsa në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033