Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në zonën naftëmbajtëse të Marinzës

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në zonën naftëmbajtëse të Marinzës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe punonjësit.

Flakët janë konstatuar në një sipërfaqe pranë zonës së puseve të naftës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që rrethanat dhe shkaku i incidentit të përcaktohen pas verifikimeve në terren nga autoritetet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033