Mbrëmje poetike në Muzeun Etnografik të Elbasanit

Në një prej ambienteve më karakteristike të Elbasanit, në Muzeun Etnografik, poetë dhe dashamirës të letërsisë u bënë pjesë e një mbrëmjeje të veçantë, ku në qendër ishte fjala poetike.

Vargjet e autorëve elbasanas përcollën emocione, kujtime, dashuri për vendlindjen dhe reflektime mbi jetën, duke sjellë për publikun një panoramë të pasur të krijimtarisë letrare të qytetit.

Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë, poetë dhe artdashës, të cilët ndoqën me interes interpretimet dhe krijimet poetike. Përmes vargjeve, autorët sollën jo vetëm përjetime personale, por edhe copëza nga historia, kultura dhe identiteti i Elbasanit.

Atmosfera e muzeut, e ndërthurur me poezinë, e bëri këtë mbrëmje një takim të veçantë mes artit dhe trashëgimisë kulturore.

Për organizatorët, aktivitete të tilla janë një mënyrë për të mbështetur krijimtarinë vendase dhe për ta afruar poezinë me publikun.

Një mbrëmje ku fjala mori jetë përmes vargjeve, ndërsa Elbasani u shfaq edhe një herë si një qytet me traditë dhe pasion për artin e letërsinë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033