Pogradeci në këto netë vere,një nga destinacionet më të preferuara

Pogradeci vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Liqeni, shëtitorja, pika turistike e Drilonit dhe fshati piktoresk Tushemisht janë pjesë e guidave të vizitorëve që zgjedhin këtë zonë për pushimet verore.

Në këto ditë vere, Pogradeci është i mbushur me turistë. Shëtitorja kryesore e qytetit gjallërohet sidomos në mbrëmje, kur pushuesit dalin për të shijuar atmosferën buzë liqenit.

Një tjetër pikë e frekuentuar mbetet Driloni, i cili me burimet, gjelbërimin dhe natyrën e veçantë tërheq çdo vit mijëra vizitorë.

Edhe Tushemishti, me arkitekturën karakteristike, traditën dhe gatimet lokale, vijon të jetë një prej destinacioneve më të vizituara në këtë zonë.

Ndërkohë, shëtitorja buzë liqenit, nën dritat e neonëve dhe tingujt e muzikës, kthehet çdo mbrëmje në një nga zonat më të gjalla të qytetit. Artistë të ndryshëm sjellin muzikë dhe performanca, duke krijuar një atmosferë festive për turistët dhe qytetarët.

Mes pushuesve janë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët si çdo vit rikthehen në vendlindje për të kaluar pushimet pranë familjarëve dhe të afërmve.

Pogradeci, Driloni dhe Tushemishti mbeten kështu një kombinim i natyrës, traditës dhe turizmit, duke e kthyer këtë zonë në një nga destinacionet më të preferuara të verës shqiptare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033