Mungojnë nënkalimet, fermerët kalojnë autostradën me karroca e kafshë.

Mungojnë nënkalimet, fermerët kalojnë autostradën me karroca e kafshë.

Mungesa e nënkalimeve dhe mbikalimeve të sigurta po i detyron banorët e njësisë administrative Dushk të përballen çdo ditë me rrezikun në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë.

Për të shkuar në tokat e tyre bujqësore dhe për të transportuar prodhimet e fushës, por edhe ushqimin për bagëtitë, fermerët përdorin karroca të tërhequra nga kafshët dhe kalojnë në një aks ku automjetet lëvizin me shpejtësi të lartë.

Kalimi i tyre në autostradë përbën një rrezik serioz jo vetëm për banorët, por edhe për drejtuesit e mjeteve, pasi një manovër e papritur mund të kthehet në aksident me pasoja të rënda.

Aksi Lushnjë–Rrogozhinë është raportuar edhe më herët si një segment ku aksidentet janë të shpeshta dhe ku këmbësorët përballen me rrezik të vazhdueshëm gjatë kalimit të rrugës një nevojë e përditshme për të shkuar në tokat e tyre.

Problemi bëhet edhe më i madh për fermerët që transportojnë prodhimet me karroca, pasi ata nuk kanë një rrugë të sigurt alternative për të lidhur tokat me banesat.

Edhe në të kaluarën, ky segment është bërë skenë e aksidenteve të rënda me këmbësorë dhe mjete, përfshirë raste me pasoja fatale në zonën e Dushkut.

Për banorët, zgjidhja është ndërtimi i kalimeve të sigurta që t’u mundësojnë fermerëve të shkojnë në tokat e tyre pa u kthyer çdo ditë në një rrezik për jetën.

Deri atëherë, karrocat e fermerëve dhe automjetet e shpejta do të vazhdojnë të ndajnë të njëjtën rrugë, në një aks ku një gabim i vetëm mund të kushtojë një jetë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033