Njësia Fiershegan mes pyllit oriental dhe mbeturinave

Njësia Fiershegan mes pyllit oriental dhe mbeturinave

Njësia Fiershegan vijon të mbetet një shqetësim për qytetarët e saj. Ndërsa drejtuesit duket se kanë harruar detyrën për të cilën janë zgjedhur dhe janë më të angazhuar me rrjetet sociale e politikën, problematikat në terren shtohen çdo ditë.

Keto pamje ndodhemi vetëm pak metra larg godinës së njësisë, ku pamja është shqetësuese: ferra, bimësi e egër, mbeturina dhe aroma e ujërave të zeza. Pranë këtij ambienti ndodhet edhe Posta Shqiptare, ndërsa rruga përdoret nga disa familje. Por, pavarësisht ankesave të qytetarëve, askush nuk duket se po merret seriozisht me situatën.

Në vend që të merren me problemet e komunitetit, në disa raste debati duket se përqendrohet edhe te emri i gazetarit tv Apollon në grupet e punës. Por detyra e gazetarit është të përcjellë shqetësimet e qytetarëve, jo të mbrojë karriget e pushtetarëve.

Një tjetër problem është mini-parku për moshat e treta. Pemët janë tharë, bari është zhdukur dhe mbeturinat kanë zënë vendin e hapësirës ku të moshuarit duhet të pushojnë.

Pyetja është e thjeshtë: a po e kryejnë këta drejtues detyrën e tyre? Njësia ka punonjës për mirëmbajtjen, por problematikat vazhdojnë edhe në varrezat e fshatit Çiflik, ku bari dhe ferrat kishin mbuluar varret dhe ndërhyrja e institucioneve të tjera u desh për të përfunduar pastrimin.

Qytetarët meritojnë shërbim, pastërti dhe hapësira publike të mirëmbajtura, jo ferra, mbeturina dhe indiferencë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033